Cilat lloje të veshjeve prodhohen në Kosovë?

Veshja është një nga industritë më të vjetra, më të mëdha dhe më e globalizuar. Në të kaluarën, produktet nga prodhuesit kosovarë kanë synuar edhe tregjet tjera në gjithë Evropën Perëndimore dhe Lindore si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Industria e veshjeve për nga potenciali, ashtu edhe nga tërësia e produkteve, është një degë e rëndësishme në familjen e gjerë të degëve të industrisë. Degët e industrisë së tekstilit dhe veshjeve janë të shtrira, pothuajse në tërë Kosovën

 Ndërmarrjet apo prodhuesit e Kosovës për veshmbathje dhe lëkura mund të zbërthehen në tri kategori9:a) Prej, Bëj dhe Shkurtoj (PBSh): njihet edhe si “prej e qep”, lohn dhe fason. Kjo është mundësi e madhe në përgjithësi për prodhuesit e veshmbathjeve në rajonin e Evropës Jug Lindore.

b) Shitësit vendas me pakicë të veshmbathjeve: shumë kompani të vogla shesin prodhimet standarde të veshmbathjeve dhe uniformave për tregjet tejet të fragmentuara vendore dhe të vendeve fqinje si dhe për pushtetin lokal.

c) Moda: Ka disa dizajnëve të lartë të veshmbathjeve të grave në Kosovë që shesin përmes atelieve të tyre dhe në dyqanet nëpër qytetet kryesore.

Përveç të qenit intensiv në punë, fuqia punëtore e veshmbathjeve është e dominuar nga gratë, dhe shumë prej bizneseve në këtë nën sektor janë nën pronësi ose drejtim të grave.

 

Industria e veshjeve në Kosovë karakterizohet edhe me specifikime të prodhimit rajonal të produkteve. Aktivitetet në rajonin e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit janë të specializuar në prodhimin e xhinseve, bluzave dhe uniformave, pastaj Gjilani është i specializuar në veshjet e dasmës që kërkojnë më tepër punë dore, Podujeva në prodhimin e veshjeve sportive dhe uniformave si dhe Suhareka është qendër e prodhimit të këpucëve. Sa i përket shitjeve, shumica e produkteve shiten në tregun e brendshëm por një pjesë e tyre eksportohen kryesisht në vendet e BE-së. / Raporti analitik për Sektorin C-Industria Përpunuese

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme