“Hallakamë” në Aeroportin e Prishtinës, mërgimtarët priten me tupana e valle

Në videon e siguruar nga KosovaPress, shihet se bashkatdhetarët po priten me valle e tupana.

Përndryshe, përkundër masave dhe situatës me pandeminë COVID-19, numri i bashkatdhetarëve që ia kanë mësyrë Kosovës është mjaft i madh. Vetëm dje në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” janë realizuar 57 fluturime vajte-ardhje. E nga vikendi i kaluar e deri të enjten në Kosovë kanë arritur mbi 25 mijë udhëtar.

Zyrtari për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bujar Gashi për KosovaPress, ka thënë se deri më 27 dhjetor pritet të realizohen 280 fluturime që kryesisht janë bashkatdhetar që vijnë për pushime nga Zvicra e Gjermania.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme