BYTYÇI: As Isa Mustafa e as Vjosa Osmani nuk janë LDK

Qysh se u.d e Presidentit Vjosa Osmani është larguar “dhunshëm” nga subjekti më i vjetër politik, LDK, janë shtuar shumë zera nga analistët politik se kush e përfaqson sot LDK-në më shumë.

Qëndrimet e Kryetares së Kuvendit z.Vjosa Osamanit në raport të ruajtjes së koalicionit me VETVENDOSJE-n kanë ngjallur shumë reagime dhe paknaqsi, por dhe “konfrontime” nga distanca duke krijuar “pole” të ndryshme mbrenda LDK-së pro dhe kundër qendrimeve të z.Vjosa Osmani në raport me koalicionin. Situata politike mbrenda LDK-së mori dimension krejt tjetër kua asaj iu shtua edhe humbja e bastionit kryesor siç ishte Podujeva, e ku barra kryesore për këtë humbje i faturohet ish kryetarit Agim Veliu njeherit edhe nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës atje i cili e dërgoi qytetin në zgjedhje të jashtzakonshme për të kaluar në një pozitë ministrore mbrenda qeverisë Kurti, ku pastaj u shkarkuar por për tu riemruar serish Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë Hoti të cilën vendimi i gjykates kushtetuese e shpalli qeveri jokushtetuese për shkak të votës së Deputetit Etem Arifi. Sipas vendimit të gjykatës, deputeti Etem Arifi, së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, ishin përgjegjës për përvetësimin e rreth 26 mijë eurove.

Në fillim të muajit gusht, Gjykata Themelore e Prishtinës lëshoi urdhërarrest mirëpo deputeti Arifi arriti që t’i shmangej arrestimit. Për dënimin, Arifi bëri ankesë në Gjykatë Kushtetuese të Kosovës, por ky institucion, më 23 shtator, nuk e mori në shqyrtim kërkesën e Arifit, pasi e konsideroi si të papranueshme. Ndonëse ishte i dënuar me vendim të formës së prerë, vota e deputetit Hetem Arifi u bë vendimtare më 3 qershor kur u votua qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, mirpo Gjykata Kushtetuese vendosi që vendin ta dërgoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Tutje, shumë analist politik edhe e kanë mbrojtur qëndrimim dhe konsistencën e z. Osmani e cila ishte kundër rrezimit të qeverisë Kurti dhe lidhjen e një koalicioni të ri me partite e ish PAN-it për ta bërë qeverin e re Hoti.

Analisti politik Ardian Bytyqi mendon se aktualisht përveq elektoratit te pastër të LDK-së, as Isa Mustafa si kryetar, e as Vjosa Osmani nuk e përfaqësojn sot LDK-në sepse nuk do të bënin veprime të tilla sikur ta duanin subjektin politik në të cilin ishin nën një ombrellë.

Tutje Bytyqi mendon se po ta duanin LDK-në asnjëri nuk do të bënte hapa tutje për t’ia marr njëri tjetrit meritat e duke e akuzuar njëri-tjetrin për gjendjen e keqe të krijuar në LDK. Të dy janë fajtor për gjendjen e LDK-së e faturën po e paguan elektorati

. Ky është postimi i Bytyqit në rrjetin e tij social Facebook.

Kush po e përfaqëson sot Rugovizmin mbrenda LDK-së, ose thënë ndryshe kush është LDK aty?.
Vjosa Osmani me flamuj partiak të vendosur në presidencë dhe rreth saj, me një deputet në kuvend e me pak asambleist të kontrabanduar për inate të kryetarëve të degëve.
Apo
Isa Mustafa që nuk ka pikë ndjenje për LDK-në nga ajo që kishte themeluesi i saj Ibrahim Rugova, por që ka Llogon dhe tenderat për djemët e tij.
Në fakt, unë besoj se asnjëri nuk është LDK e “rugovist” aty, siç nuk ishte as djali i tij Ukë Rugova kur për qështje biznesore me do Dardana e Haraqia iku drejt AAK-së.
P.S Veq elektorati i LDK-së është LDK. Elektorati është ai që Rugovën dhe Rugovizmin e ndjen përmbrenda vetës dhe saherë që dikush është ngritur mbi të, ai e ka ndëshkuar. Thënë troq të dyja këto figura politike do t’a marrin ndëshkimin e merituar nesër.
P.P.S. #Me vota të Vjosës sot, po shkojm drejt Albinit, siç shkuam dje me vota t’Ises te Hashimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme