Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka votuar. Pas votimit ai ka deklaruar: “Është ditë e rëndësishme për ne shqiptarët e Maqedonisë. Ne sot do të dëshmojmë se e dimë se politikanët e këqij përkrahës më të mëdhenj i kanë mosvotuesit e mirë. Andaj, edhe shpresoj se sot shqiptarët do të dalin të votojnë që ta shporrim këtë rrugaçëri partiake që na ka kapluar. Un bashkëkombësve të mi mund tua përcjellë vetëm një porosi: edhe nëse nuk dilni të votoni do të ketë fitues që do te vendos për fatin tuaj. Andaj, dilni se o sot o kurrë ju mund ta vendosni se kush do të jetë fituesi që do ta përcaktojë fatin tuaj politik”, kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami pas votimeve të sotme.