Gruaja e Përparim Ademit, 59-vjeçarit i cili vrau dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi ka folur për ngjarjen. Në një prononcim për mediat Vjollca Telo ka thënë se i kanë kërcënuar vajzën me aftësi të kufizuar.
Gruaja e Ademit ka mohuar akuzat e vëllait të dy motrave për trafikimim fëmijësh. Po ashtu ajo ka thënë se e dinte për lidhjen që bashkëshorti kishte me dy motrat dhe e ka pranuar për të mos shkatërruar familjen.
“Unë kam kërcënime në shtëpi, m’i kanë ardhur gocës tre veta, burri i denoncoi. Unë kam kërkuar mbrojtje nga shteti, i kanë ardhur fëmijës që në mëngjes dhe i kanë shkuar te dera dhe e kanë bërë fëmijën copë nga këmbët. Do të kërkoj mbrojtje nga policia dhe nga shteti dhe kërkoj që të iki nga ky vend ose të vijnë të më vrasin. Nuk janë të vërteta akuzat për trafikim fëmijësh, unë kam pasur hyrje-dalje me këto, e kam ditur që burri ka pas marrëdhënie, e kam pranuar për të mos shkatërruar familjen. Unë kam ngrënë me to, kemi shkuar në Pogradec, kemi qenë në Greqi”, ka thënë ajo.
“Unë nuk di asgjë, nuk mendoja se burri mund ta bënte një gjë të tillë, ai ishte personi më i mirë në botë. Ai nuk ka pasur asnjë problem. Kam tre fëmijë, dy goca dhe një çun. Nëse nuk më marrin në mbrojtje, do të largohem. Nuk dua që ta nxjerr djalin. Policia na ka marrë në mbrojtje. Kam pasur kërcënime, sot ma kanë ndaluar tre çuna, gocën, ishin me maskë. Burri e bëri këtë dhe le të marrë dënimin që meriton. Mua më vjen keq për ato të dyja. Bashkimi ka qenë prezent me mua dhe e ka ditë ngjarjen. Goca ime është shurdhmemece”, u shpreh ajo
E PLOTE:
© SYRI.net