‘Turpi e cirku i ipeshkëvisë së Kosovës’

Ipekshkëvia e Kosovës ka bërë dje një gjest që nuk po mirëpritet mirë nga masa. Për me tepër edhe Komuna e Prishtinës, doli kundër duke thënë se e kanë vendosur pa lejen e tyre.

Salih Kabashi, ka thënë se Doda e Lushi dështuan turpshëm me përpjekjet e tyre që kryen në veti të vendosin për bustin e Anton Cettës e tani po e bëjnë me atë të Rugovës.

“Doda e Lushi njëherë dështuan turpshëm me përpjekjet e tyre që krye në veti ta vendosnin bustin e Anton Çettës në oborr të Katedrales në Prishtinë. Familja shqiptare e krenare e profesorit e pajtimtarit të famshëm nuk lejoi manipulimin religjioz të figurës së shkrimtarit, profesorit e mbledhësit të famshëm të folklorit shqiptar të Drenicës… “

“Duke iu hasur sharra në gozhdë me refuzimin e prerë familjar që të mos lejohet vendosja e permendores së Anton Çettës në parvinë e Katedrales, krerët  manipalutorë katolikë të Ipeshkëvisë së Kosovës, duke injoruar shtet e familje, vendosën ta manipulojnë, tash edhe për së vdekuri – Ibrahim Rugovën.  Duke bërë gjestin e pafalshëm, moralisht e ligjërisht të turpshëm e të dënueshëm!”

“Pra, në vendi të bustit të Anton Çettës, prap pa marrë leje nga askush, pa e pyetur familjen, as pa marrë leje nga komuna e Prishtinës, duke shkelë çdo procedurë ligjore, duke shkelë ligjet e shtetit të Kosovës – e vendosën për inaugurim bustin e ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës!”

Kabashi ka thënë se këto veprime duhet të ndalën domosdo.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme