Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur në seli për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit drejtuesit politik të qarqeve së bashku me Sekretariatin e PD.
Ky është takimi i parë i Bashës me krerët e listave të kandidatëve për deputetë në vend.
Në fokus të takimit do të jenë pikërisht zgjedhjet e 25 prillit, teksa drejtuesit politik kanë filluar punën në terren tashmë.
Gjithashtu Basha ka dhënë porosi se si të komunikohet më mirë me strukturat dhe qytetarët.
Vetëm pak ditë më parë përfundoi caktimi i drejtuesve politik nga PD, ku në 11 qarqe ka nga një drejtues, kurse në Tiranë ka 7 drejtues në rajone.