E dëgjuam drejtorin e Entit Statistikor në shpalosjen e metodologjisë së regjistrimit, ku për të satën herë, u dëshmua misioni antishqiptar i këtij institucioni.
Doli në shesh politika hileqare e shtetit me regjistrimin. Disa herë kemi tërhequr verejtjen, qoftë ne parlament, qoftë në studiot televizive. Potenconim se çdokund metodologjia është pjesë përbërese e ligjit.
Zëvendësministri i drejtësise që e mbronte ligjin, na siguronte se gjithcka është e kalkukuar dhe nuk do ketë asnjë problem.
Fatkeqësisht doli që koalicioni yne paska pasur të drejtë. Pra, me shpalosjen e metodologjisë nga ana e drejtorit të entit statistikor, familjarët nuk do e kenë të drejtën të deklarojnë perkatësinë etnike dhe fetare të afërmve të tyre që janë në mërgim. Imagjinoni, me këtë metodologji mërgimtarët tanë nuk do të mund ta deklarojnë përkatesinë etnike dhe fetare të tyre. Konsiderojmë se me këtë metodologji, vazhdon gjenocidi ndaj shqiptarëve nga ana e entit shtetëror për statistik.
Kësaj radhe me perkrahje direkte të partisë shqiptare në pushtet BDI. Ja pse perfaqësuesi i BDI-së nuk pranoi asnjë amandament të opozitës shqiptare. Na doli se paska qenë një lojë e kurdisur. Na doli dyshimi që nenshkrimi i lidhur nuk do jetë garancë për mbrojtje të regjistrimit, por do jetë garancë për manipulimin e regjistrimit. Fatkeqësisht, shumë shpejtë pas miratimit të ligjit na treguan fytyrën dhe qëllimin e vërteëe.
Ne si koalicion në mënyrë kategorike kundërshtojmë metodologjinë e tillë të shpalosur nga drejtori dhe kërkojmë intervenim të menjëhershëm në përmirsimin e saj.
Me respekt,
Koalicioni ASH-AAA