Dy ditë më parë, Presidenti Ilir Meta nuk pranoi të komentojë deklaratat e Fatos Nanos në drejtim të tij, por sot nga Korça, Kreu i Shtetit dha një koment të shkurtër.
I pyetur nga gazetarët për “7 maketet e biblës”, që Ish-kryeministri Fatos Nano tha, Presidenti Meta kishte këtë koment:
“Zero komente për zero zero. Edhe të merresh me kumar edhe të citosh biblën nuk shkon kjo gjë”, tha Kreu i Shtetit.
Pak ditë më parë Fatos Nano tha se Ilir Meta ka patur gjithmonë një plan B në politikë, ndërsa i pyetur në emisionin “Opinion”, se si e shihte rolin e tij si President i vendit, e cilësoi atë si politikanin tek i cili sheh pjesën më të madhe të 7 mëkateve të Biblës.
“Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë.nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm”, tha Fatos Nano.