Nxirren trupat e pajetë të dy elektricistëve nga lumi Drino

Janë nxjerrë nga lumi Drino trupat e pajetë të dy elektricistëve të cilët u aksidentuan pak pas mesnate me mjetin e OSHEE.

Trupat e pajetë janë identifikuar si  Selfo Kllafajt dhe Ismet Isarajt 64 dhe 52 vjeç, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe familjarët e tyre.

Dy punonjësit e OSHEE-së kishin shkuar për të rregulluar një avari që ishte konstatuar në fshatin “Asim Zeneli”, por kanë humbur drejtimin e mjetit për shkak të errësirës dhe kanë rënë në lumin Drino.

Si pasojë e terrenit të keq dhe errësirës, mjeti me të cilin lëviznin dy punonjësit e OSHEE, ka rënë në kontakt me një rruge të deformuar pranë bregut të lumit dhe e kanë pasur të pamundur për të manovruar mjetin.

Dy elektriçistët e kanë pasur të pamundur që të dalin nga mjeti, ndërkohë që makina është marrë nga uji për disa metra. Menjëherë pas sinjalizimit kanë mbërritur në zonë punonjës rë zjarrfikësve, por për shkak të terrenit dhe motit të acartë është bërë i vështirë operacioni i kërkim shpëtimit.

Dy elektriçistët, që dyshohet se janë ende brenda në mjet, pritet që të nxirren me polumbarë që kanë shkuar nga Tirana drejt Gjirokastrës, ndërsa ka shanse të pakta se ndonjëri prej tyre mund të ketë shpëtuar.

Situata po monitorohet deri në nxjerrjen nga thellësia të trupave dhe automjetit të OSHEE nga kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, prefekti Odise Kote dhe drejtori i Policisë së Gjirokastrës Fatmir Hoxha.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:30, në shtratin e lumit Drino, një automjet të OSHEE-së, në përpjekje për të kaluar lumin, e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet, shtetasit I. I., 64 vjeç dhe S. K., 52 vjeç banues në Gjirokastër.

Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme