LDK lindi nga populli, u rrit nga Ibrahim Rugova, vdiq nga Isa Mustafa.

Ajo që do të duhej të ndodhte në LDK e që do të ishte sadopak shpëtim do të ishte dorëheqja me kohë e kryetarit Isa Mustafa.
Sot, nesër, mbase kjo do të ndodhë por pasojat në votë për këtë subjekt do të jenë të pariparueshme.
Tek Isa Mustafa egoja për pushtet ishte e instaluar kaherë e këtë mbase e dinte çdokush por së fundi ai filloi të ndjehet edhe egocentrist.
Dëshira për pushtet filloi ta bënte të varur për karrige, tamam si ajo krroçja që kishte me vete e që e mbante në këmbë.
Inati, injoranca, padegjushmëria politike u bënë pasaporta e tij reale karshi elektoratit të LDK-së i cili sot ia dha shqelmin e fundit politik për ta dërguar në “amshim”.
A është kjo një rrugë e mirë?
A është kjo një rrugë e DREJT?
Jo, pikë.
Sepse një LDK e fortë për shtetin vlenë shumë, është më e mirë se sa një PDK dhe një AAK bashkë.
Shteti përveq se është i Isa Mustafës është edhe i imi, shteti përveq se është i imi është edhe i Isa Mustafës.
Andaj, siç duket nocionin e shtetit, të subjektit nga prizmi i qytetarit nuk e shihnim si të barabart. Ai (Isa Mustafa) sikur ndjente më shumë hise në të, ai sikur shtetin e kishte me TAPI.
Prandaj, një ditë kur ai do të vdes siç do të vdesim të gjithë ne, mbi epitaf do të duhej t’i shkruhej: LDK lindi nga populli, u rrit nga Ibrahim Rugova, u shfrytëzua nga politikanët tu mbrenda saj, e në fund nga ti Isa Mustafa vdiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme