Këshilltari i Kurtit i përgjigjet Vuçiqit: Fundërrinë!

Deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit për Albin Kurtin kanë bë që të reagon këshilltari i ish-kryeministrit Kurti, Driton Tali.

Tali përmes një postimi në Facebook, Vuçiqin e quan gabels i satrapit Millosheviq.

Ai tutje thotë se, Vuçiqi nuk e ka lexuar Konventën mbi Gjenocidin (Konventa për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit) të cilën Kombet e Bashkuara moti e kanë aprovuar.

Tali në reagimin e tij, e quan presidentin serb fundërrinë sa që gjenocidi mbi shqiptarë gjatë kohës së Milloshqviqit të duket pak.

Reagimi i plotë:

Vuçiqi, Gebelsi i Millosheviqit, paska thënë: “Sa i përket gjenocidit, njerëzit po thonë terme pa ditur asgjë rreth tyre. Ai (Kurti) si një marksist dhe anarkist ka mundur t’i studioj më mirë këto”.

Epo, Gebelsi i satrapit Millosheviq, siç po shihet nuk e ka lexuar Konventën mbi Gjenocidin (Konventa për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit) të cilën Kombet e Bashkuara moti e kanë aprovuar. Ajo kështu e definon gjenocidin:

“Veprime të kryera me qëllim për të shkatërruar, plotësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, si i tillë, duke përfshirë vrasjen e anëtarëve të tij, duke shkaktuar dëmtime serioze trupore ose mendore të anëtarëve të grupit, duke imponuar qëllimisht kushtet e jetesës që kërkojnë të “sjellin shkatërrimin e tij fizik në tërësi ose pjesërisht”, duke parandaluar lindjet ose duke transferuar me forcë fëmijët jashtë grupit në një grup tjetër. Viktimat duhet të synohen qëllimisht, jo rastësisht, për shkak të anëtarësimit të tyre real ose të perceptuar të njërit prej katër grupeve të përshkruara në përkufizimin e mësipërm”.

Vuçe a pe sheh vetën këtu me 98-99?!

Me siguri e sheh por ti je aq fundërrinë sa që gjenocidi mbi shqiptarë gjatë kohës sa ishe Gebels i Milloshqviqit të duket pak!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme