Ushtruesja e detyrës së presidentës së Kosovës Vjosa Osmani gjatë vizitës në Zvicër ka takuar edhe presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës Andreas Aebi, ku kanë biseduar për thellimin e bashkpunimit ndërmjet dy shteteve dhe çshtje nga fusha tjera.
“Isha e nderuar sot të pritem nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Andreas Aebi, për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Zvicrës”, tha Vosja Osmani.
U.D e presidentes shtoi se prioritetet e institucioneve të ardhshme janë menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, potenciali i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë si dhe bashkëpunimi ndër-parlamentar e ekonomik, ishin vetëm disa nga temat që i diskutuam gjatë takimit tonë shumë përmbajtësor.
Osmani tha se kanë mirënjohje e thellë për mbështetjen e deritanishme nga Zvicra e poashtu optimizëm i thellë për rrugën tonë përpara.