Nënkryetari i bashkisë Durrës, Florian Tahiri ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante prej 2016.
Sipas informacioneve, dorëheqja është dorëzuar sot, teksa mësohet se ai është kandidat në koalicionin “Aleanca për Ndryshim” e opozitës së bashkuar.
Tahiri është emëruar në bashki në shkurt të vitit 2016, nga radhët e PDIU-së, forcë politike në të cilën aderon prej vitesh.
“DurrësLajm” mëson se pasi ka dorëzuar dorëheqjen, nënkryetari Tahiri ka takuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe personelin e bashkisë duke u uruar suksese në punën e tyre.
Tahiri shihet si një vlerë e shtuar për qytetarinë durrsake dhe komunitetin çam. Ai është njëkohësisht kryetar i shoqatës “Çamëria” në Durrës.