SKANDALI/ Si u përdor deputeti i ‘aferës së maskave’ nga Rama e Balla

Një skandal i rëndë politik ka shpërthyer në Gjermani këto ditë.

Një deputet demokristian, Nikolas Loebel, ka përdorur fuqinë e tij politike për t’u pasuruar gjatë pandemisë.

Loebel akuzohet se ka përdorur mandatin e tij si deputet për të siguruar disa marrëveshje për furnizimin me maska anti-Covid, që i kanë garantuar një fitim prej të paktën 250 mijë eurosh.

Skandali ka tronditur opinionin publik, ndërsa mediat kanë nisur ta etiketojnë deputetin si ‘zhvatës’ apo edhe ‘i babëzitur’. Ai ka përdorur pandeminë për të ndërmjetësuar disa marrëveshje për shitjen e maskave në zonën e tij elektorale.

Pasi u publikua skandali, deputeti kërkoi falje. Fillimisht ai tha se do të japë dorëheqje nga grupi parlamentar. Por ai tha se do e mbajë mandatin e tij deri më 31 gusht. Një valë indinjate shpërtheu jo vetëm në parti. Kjo bëri që deputeti të dorëzojë sot mandatin.

Por Loebel nuk është një personazh i panjohur në Shqipëri. Ai është përdorur nga kryeministri Edi Rama dhe numri dy i PS, Taulant Balla pikërisht në kohën kur Bundestagu kishte mbajtur qëndrime tejet të ashpra ndaj qeverisjes së Edi Ramës, duke kushtëzuar integrimin me kushte strikte.

Pikërisht kur Gjermania ishte kundër Edi Ramës, ky deputet zbarkoi në Tiranë dhe doli në konferencë për shtyp me Taulant Ballën në kryesinë e Kuvendit gjatë muajit korrik të vitit 2018. “Pata fatin të takoj ministrat dhe kryeministrat, dhe dua të them se progresi i Shqipërisë është impresionues,” tha ai.

Skandali u thellua në nëntor të atij viti, pas vizitës së Edi Ramës në Berlin. Kryeministri shqiptar u refuzua nga deputetët gjermanë të CDU në një darkë të organizuar prej tij, një ‘shuplakë’ unike në politikën botërore.

Sipas disa raportimeve mediatike të asaj kohe, darka ishte organizuar edhe me ndihmën e deputetit të skandalit të maskave. Politiko shkruante se Taulant Balla ishte parë në një restorant në Bllok me një deputet të CDU, Nikolas Loebel dhe me Dorian Duçkën, ish-zëvendës ministër i Energjisë në Qeverinë Rama 1. Duçka është personi që organizoi ‘darkën e gabuar’ të Ramës në restorantin berlinez, e cila u refuzua nga deputetët gjermanë të CDU-së së Merkelit.

Restoranti në Gjermani, i prenotuar nga Rama, është ekskluziv dhe aty mund të futesh vetëm me kartë anëtarësie e cila kushton sa rroga e një viti e një shqiptari. Kjo revoltoi gjermanët edhe më shumë.

“Duçka është angazhuar sërish nga Balla dhe, në përpjekjet e tij lobuese, ka sjellë në Shqipëri deputetin kristian-demokrat Lobel. Me sa duket, lobimi dhe shpenzimet e Duçkës dhe përpjekjet e Ballës kanë shkuar kot pasi, pavarësisht ndërhyrjes së kolegut të tyre, piketat e turit të Ballës nuk pranuan të takoheshin me kreun e grupit kuvendor të PS,” shkruante Politiko.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme