Dhe shtoi: “Ne mendojmë se për personat mbi 65 vjeç është pothuajse joefektive”.
Ishte një deklaratë e rrezikshme, sepse kërcënonte të nxiste një numër të madh njerëzish, të hiqnin dorë nga marrja e vaksinës. Eshtë e mundshme që vetë Macron mori informacione të gënjeshtërta, duke qenë se më vonë u korrigjua.
AstraZeneca u testua gjerësisht tek të moshuarit: 2,100 njerëz të moshës mbi 60 vjeç u përfshinë në studimin e paraqitur për miravim te rregullatorët në Evropë.
Mbi të gjitha, një studim i dytë i pavarur nga universitetet e Edinburgut dhe Uellingtonit, që atëherë të disponueshëm, tregoi një efikasitet prej 94% për të gjitha grupmoshat.
Vaksinat Covid dhe industria e barnave
Por është e vështirë të kuptosh gabime si ato të Macron, pa kontekstin e tyre. Në nivelin politik, gjithçka po ndodh ndërsa Bashkimi Evropian dhe Londra po ballafaqohen me ndikimin e Brexit; gjithçka ndodh kur Amerika e Joe Biden fillon një afrim me Evropën kontinentale, pas disa vitesh mbështetje të Donald Trump, për shkëputjen euro-skeptike të Boris Johnsonit.
Trump madje shkoi aq larg sa të financojë projektin e vaksinës AstraZeneca, e kërkuar nga Kryeministri britanik, me 1.2 miliardë dollarë. Në nivelin e biznesit, konteksti paraqet zhvillime edhe më konkrete: Covid-19 është ndoshta duke u bërë biznesi më i madh i të gjitha kohërave, për industrinë e drogës.
Vaksinat, 10 miliardë doza në shitje vetëm në 2021
Vetëm gjatë vitit 2021, të paktën dhjetë miliardë doza vaksinash do të shiten në të gjithë botën, gjë që do t’i sjellë grupeve të Big Pharma midis 120 dhe 150 miliardë dollarë të ardhura shtesë.
Eshtë e pamundur të parashikohet saktësisht sot, sepse shumë varet se cila prej dy kompanive të mëdha do të pushtojë pjesët më të pasura të tregut: vaksina AstraZeneca, e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit dhe Irbm e Pomezias, është një produkt tradicional në shitje për 2.80 euro për dozë; vaksina e Pfizerit Amerikan, e zhvilluar me gjermanen BioNTech, është një teknologji e përparuar dhe ka një çmim mesatar prej rreth 16 euro (19.5 dollarë).
E para është e përkushtuar të furnizojë tre miliardë shishka në 2021, ndërsa e dyta po përpiqet të rritet përtej kufirit prej 1.2 miliardë lejeve të dhëna tani. Kushdo që fiton, sfida për tregun evropian midis dy grupeve është korniza brenda së cilës autoritetet në Paris, Romë dhe Gjermani vazhdojnë të mbjellin dyshime për vaksinën Britanike.
Pfizer dhe AstraZeneca
Më 29 janar, Macron po e bënte atë deklaratë gjatë orëve kur agjencia evropiane e barnave (EMA), miratoi plotësisht vaksinën e Oxford dhe Pomezia për të gjithë të rriturit. Presidenti francez po fliste – gjithashtu – dy ditë pas shpalljes nga kompania Pfizer, të një licence të dhënë Sanofi-t francez, për të prodhuar njëqind milion doza.
Vetë qeveria e Parisit kishte mbështetur marrëveshjen me Pfizer dhe ndoshta gjithashtu një pjesë të 160 milion eurove të alokuara për vaksinat në Francë.
AstraZeneca dhe kufiri i moshës
Macron nuk do të ishte i vetmi që përhapi dyshime rreth Astra Zeneca. Më 30 janar, Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn foli për “kufirin e moshës” të vaksinës britanike, e financuar nga qeveria e Londrës me rreth 200 milion euro. Në atë fazë, Berlini e miratoi vetëm për personat nën 65 vjeç.
Pa kaluar shumë kohë, agjencia italiane e ilaçeve madje vendosi kufirin në 55 vjeç (dhe më pas ndryshoi mendim dhe pranoi rekomandimin e EMA). Ne kurrë nuk do ta dimë nëse disa politikanë evropianë janë tunduar të ndëshkojnë AstraZeneca-n, për vonesat e dorëzimit – Londra po bllokon eksportin e dozave të saj – apo për të nënvlerësuar suksesin e qeverisë së Brexit.
Johnson ishte shumë i shpejtë një vit më parë në financimin e projektit Oxford dhe Pomezia dhe tashmë kishte porositur 100 milion doza në maj. Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit të BE, i telefonoi Astra Zeneca-s vetëm në gusht.
Lejet për vaksinat
Sigurisht, Gjermania duhet të menaxhojë një konflikt objektiv interesi: ajo ka financuar aleatin gjerman Pfizer BioNTech me pothuajse 400 milion euro para publike. Vetë Italia po përpiqet të fitojë një licencë Pfizer për të prodhuar vaksina – më e shpejta, në fund të vitit – ndoshta në Thermo Fischer Scientific në Ferentino (Frosinone). Dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu ka ndryshuar.
Me vendimet e marra në muajt e fundit të Trump, 60 milion doza AstraZeneca janë prodhuar në Shtetet e Bashkuara. Tani, megjithatë, ato kanë qëndruar në vend për muaj të tërë duke pritur autorizimin nga rregullatorët amerikanë; në raste urgjente procesi është zakonisht i shpejtë edhe për produktet nga kompanitë e huaja.
Në vend të kësaj, grupit britanik iu kërkua të rindërtonte një kampion prej 20,000 personash nga e para në Afrikën e Jugut, Brazil dhe Shtetet e Bashkuara. AstraZeneca mund të presë.
Dhe bashkë me të, miliona italianë dhe evropianë, të mbetur ende pa vaksina. / Corriere della Sera – Bota.al