‘Qytetarët në radhë para spitalit’, Bardh Spahia: Rrënim i shëndetësisë, shikoni ç’ndodh në Shkodër

Kandidati për deputet në listën e PD në Shkodër, Bardh Spahia, denoncon me foto situatën në Spitalin e Shkodrës.

Spahia publikon disa foto në faqen e tij të “Facebook”, ku shihen një numër i madh qytetarësh para spitalit, që presin në radhë për të marrë kujdes shëndetësor.

Mesazhi i Spahisë:

KJO ESHTE SHENDETESIA E RILINDUR E EDI RAMES!

Vazhdon rropatja e qytetarëve, që kanë nevojë për kujdes shëndetësor para spitalit rajonal të Shkodrës! Shikoni fluksin dhe rradhën që duhet të mbajnë në këto kushte ata që vijnë për hall këtu e jo për qejf.
Nuk është situatë e re, pasi konstatohet cdo ditë, edhe nga personeli shëndetësor, që përballet me këtë mbingarkesë. Braktisja e qytetarëve në nevojë është kaq flagrante, ndërsa Edi Rama rrit prodhimin e videove të propagandës për suksese virtuale e guxon të kërkojë edhe mandat të tretë.

Kjo është vetëm një pamje e rrënimit të shëndetësië në 8 vitet e rregjimit të Edi Ramës! Por ky problem e ka një zgjidhje, që po afron. #25 Prilli është mundësia për NDRYSHIM, për të patur një qeveri që u shërben qytetarëve e jo oligarkëve, që kujdeset për qytetarët e nuk i injoron ata.
#25Prill#ShqipëriaFITON

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme