Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj u është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një mesazh ku kërkon mobilizimin e tyre.
Ai i ka ftuar qytetarët të mblidhen në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, më datë 17 dhjetor në orën 14:00, përcjellë Indeksonline.
“Kosova është në gjendje të rëndë institucionale, politike, ekonomike. Ne s`mund të heshtim, s`mund të qëndrojmë pasivë. Ju ftoj më 17 dhjetor të takohemi në Prishtinë në sallën “1 tetori”, në orën 14:00 që të shpalosim agjendën tonë për dalje nga kjo gjendje e rëndë. Koha ka ardhur, koha është tani se nesër mund të bëhet vonë”, shprehet Haradinaj.
Për më shumë ndiqeni videon./Indeksonline/