nga:V R
Navlany ka qenë në grevë urie për dy javë në shenjë proteste pse zyrtarët e burgut refuzuan që mjekët ta ekzaminojnë pasi ai kishte dhimbje të forta të shpinës dhe këmbëve.
Por ai tha të martën në një postim në Instagram se padia e tij e parë kundër zyrtarëve të burgut kishte të bënte me librin e shenjtë mysliman, shkruan AP.
“Çështja është se ata nuk po më japin Kuranin tim. Dhe kjo më shqetëson ”, tha Navalny, duke shtuar se studimi i Kuranit ishte një nga disa qëllimet e vetëpërmirësimit që ai ia vuri vetes derisa ishte në burg.
“Librat janë gjithçka e jona dhe nëse duhet t’i padis për të drejtën time për të lexuar, atëherë do t’i padis”./Blic