BIRN: Pjesëmarrja e lartë favorizon PD-në në Tiranë, Korçë dhe Fier

Pjesëmarrja e lartë në kryeqytet në zgjedhjet e së dielës pritet të jetë vendimtare për përcaktimin e mazhorancës së re parlamentare.  

Shqiptarët presin të mësojnë emrin e fituesit të zgjedhjeve parlamentare të së dielës pasi votuesit në Tiranë hodhën një numër veçanërisht të lartë votash duke sfiduar pandeminë e koronavirusit të ri.

Sondazhet kryesore të kryera nga vrojtues të ndryshëm sugjerojnë se opozita me Partinë Demokratike mund të jetë përfituesja e madhe e rritjes së pjesëmarrjes në zgjedhje, veçanërisht në Qarkun Tiranë, por edhe në bastione historike të PS-së, si Fieri dhe Korça.

Të dhënat për pjesëmarrjen finale nuk janë ende të disponueshme por të dhënat e orës 18:00 sugjerojnë se në Qarkun Tiranë janë hedhur 20-30 mijë vota më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2017.

Dita e zgjedhjeve kaloi përgjithësisht e qetë dhe u regjistruan vetëm disa incidente të vogla.

Pjesëmarrja e lartë u përshëndet nga ambasadorët që kaluan ditën duke udhëtuar nëpër të gjithë Shqipërinë për të vrojtuar ecurinë e procesit të votimit.

Ambasadorja Yuri Kim e Shteteve të Bashkuara bëri thirrje që udhëheqësit politikë të mos nxitohen të shpallin rezultate por “të pranojnë gjykimin e votuesve pas përfundimit të numërimit”.

Numërimi i votave pritet të nisë pas mesnate ndërsa rezultatet e para priten gjatë ditës së nesërme./BIRN

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme