Mediat gjermane kanë nisur analizat e tyre për zgjedhjet në Shqipëri. Ato janë në një mendje që në Shqipëri nuk pritet të ndryshojë shumë pas zgjedhjeve të së dielës.
Erich Rathfelder i gazetës Tageszeitung shkruan se Shqipëria është pa perspektivë. Sipas tij, “kryeministri Edi Rama ishte një dritë shprese tetë vjet më parë, por përfshirja e tij në korrupsion tani e bën atë pothuajse një figurë tragjike”.
“A ia ka dalë Edi Rama me të ashtuquajturën partinë e tij ‘socialiste’, me gjithë skandalet që e rrethojnë personin e tij, korrupsionin e shfrenuar të vazhdueshëm dhe pavarësisht premtimeve krejtësisht të paqarta për një të ardhme më të mirë të vendit, të qëndrojë përsëri në pushtet?
Nuk ka të bëjë vetëm me ndikimin e disa ‘investitorëve’ (pastruesve të parave), të cilët kujdesen për gjithçka dhe as me ndonjë plan domethënëse zhvillimi që ruan natyrën nga shkatërrimi i ndërtesave pa kontroll. Me dhunë dhe me ndihmën e qeverisë, këta njerëz kanë uzurpuar bregdetin e bukur në jug të Tiranës.
Edi Rama nuk ka më asnjë perspektive të ardhshme për të ofruar. Fakti që një njeri, një artist që ishte një bartës i vërtetë i shpresës tetë vjet më parë, u implikua kaq thellë në thesin e madh të korrupsionit dhe paaftësisë, e bën atë pothuajse një figurë tragjike.
Për fat të keq, opozita nuk arriti të përfitonte mjaftueshëm nga kjo gjë”, shkruan analisti.
syri,net