‘Quajti Arjan Konomin gay’, Rezart Veleshnja kërcënon Agron Llakaj: ‘Ti nxjerrim dhe ne ato që dimë për ty?’

Aktori i spektaklit të humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, ka “shpërthyer” në akuza ndaj aktorit Agron Llakaj.

Ka qenë një skeç në emisionin “Al Pazar”, ku aktorët kanë imituar emisionin “Përputhen” dhe në një moment Agron Llakaj i është drejtuar aktorit që luante personazhin e Arian Konomit me fjalën “pederast”, ajo që ka sjellë reagimin e ashpër të Veleshnjas.

Aktori i “Portokalli-së” u shpreh në “Shqipëria Live” se Agron Llakaj i bën ato humore sepse aq e ka kapacitetin, dhe “kërcënoi” Llakajn se edhe ata dinë disa gjëra për të.

“Imitohet ‘Përputhen’ në një emision te “Vizion Plus” dhe aktori Agron Llakaj i thotë personazhit që supozohej që ishte Arian Konomi “pusho ti, pusho se ta kam inatin, pederast”. Meqënëse gjeta rastin, por ç’është kjo pederast. Arian Konomi nuk është “gay”, pse i vë emrin dhe e bën “gay”? Se dimë edhe ne për ty Goni disa gjëra, të t’i themi ne ty ato. Goni nuk e ka bërë këtë se ka inat, por e ka bërë se kaq e ka kapacitetin dhe e vetmja gjë që mund të bëjë për të qeshur është t’i thojë atij…”, tha Veleshnja.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme