Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë në territorin e Anglisë, Uellsit dhe Skocisë, nga 20 maj do të mund të drejtojnë automjetet e tyre me patentë shoferi maqedonas, shkruan Alsat. Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski përmes profilit të tij në Facebook njoftoi se bazuar në një marrëveshje bilaterale të nënshkruar, Mbretëria e Bashkuar është shteti i nëntë në të cilin qytetarët nga Maqedonia e Veriut që kanë rregulluar qëndrimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të kanë nevojë për patentë shoferi ndërkombëtar.
“Pritet shumë shpejt të pranohet edhe nga autoritetet e Irlandës Veriore. Kjo vlen për licencat që autorizojnë menaxhimin e klasës së automjetit që korrespondon me klasën e automjetit të përfshirë në kategoritë B, B + E, F, K ose P, ose nënkategorinë B1 dhe që lëshohen nga Ministria e Brendshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar ministri Spasovski.