400 kg kokainë, e fshehur në kontejnerët që transportonin mish nga Brazili, janë sekuestruan në Lipjan.
Pasi hyri në Portin e Durrësit, policia e vëzhgoi për 15 ditë kontenjerin, ndërsa bëri dorëzim të kontrolluar në afërsi të magazinave, të cilat ndodhen në Kosovë. Mes 7 të arrestuarve, janë edhe dy administratorët e firmës, ndërsa, sipas Prokurorisë së Kosovës, droga kap vlerën e 20 milionë eurove.
Habili rezulton dhe administrator i kësaj kompanie me seli në dy shtete dhe krijuar 7 muaj para se të kapej kjo sasi prej 400 kg kokainë, përkatësisht më 18 nëntor 2020.
Aktualisht, kontrolle po kryhen edhe në Shqipëri në pronat e Habilit dhe selinë e tij të biznesit në Kavajë, ndërsa pritet që në sitë të kalojnë dhe importet e kryera nga kjo kompani në 7 muajt e krijimit të saj.