Maqedonia e Veriut dëbon një diplomat rus

Pasditen e 14 majit 2021, ambasadori rus në republikën e Maqedonisë së Veriut Sergej Aleksandroviç Bazdikin është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ku i është kumtuar se një nga “diplomatët” e tij është shpallur Person Non Grata dhe se i kanë mbetur edhe disa orë për t’u larguar nga vendi.

Lajmi iu dha Bazdikinit nga një zyrtar i Ministrisë së Jashtme në përputhje me protokollin diplomatik, njoftojnë për gazetën Lajm burime nga MPJ në Shkup. Arsyeja për shpalljen Person Non Grata është përshkruar për shkak të veprimeve jo në përputhje me sjelljen e pritur nga ana e një diplomati të huaj që shërben në një vend mikpritës.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut është duke treguar vigjilencë në ruajtjen e sovranitetit të saj nga sjellja dhe agresioni rus në vend. Vendimi shënon kështu herën e parë që institucionet e sigurisë dhe lidershipi politik I Maqedonisë kanë shpallur në mënyrë të pavarur një “diplomat” rus si person non grata.

Maqedonia e Veriut pati marrë masa edhe në vitin 2018 ndaj në “diplomati”, menjëherë pas skandalit të helmimit të Skripalit në Britaninë e Madhe, megjithatë, ky vendim ishte marrë në solidaritet me Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe BE-në.

Veprimet e diplomatit të sapo shpallur “non grata” nuk janë bërë publike, megjithatë vlen të theksohen veprimet e fundit të shteteve europiane për të zbuluar grupet e spiunazhit në vendet e tyre, dhe për pasojë, shpalljen e shumë oficerëve rus të inteligjencës si persona non grata.

Së fundi, Bullgaria dhe Republika Ceke zbuluan një aktivitet spiunazhi të kryer nga Shërbimi Ris GRU. Në Republikën Ceke u zbuluar se Agjentë të GRU-së kishin sabotuar depo armatimesh që çuan në vdekjen e 2 shtetasve cek. Edhe në Bullgari, agjentët e GRU-së tentuan të ndërtonin një rrjet spiunësh që të raportonte aktivitetet e NATO-s, por u zbulua.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme