Gjendet një trup i pajetë në Gazi Babë të Shkupit

Siç njoftojnë nga policia, tre të rinj gjatë ditës së djeshme kanë gjetur një trup të pajetë në kanal në lagjen Gazi Baba.

“Më 17.05.2021 rreth orës 07:20 në SPB Shkup, S.D (21) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 05:30 në Gazi Babë, derisa ka qenë bashkërisht me A.N dhe F.N, kanë vërejtur një trup i pajetë në ujërat e kanalit”, sqarojnë nga policia.

Në njoftim thuhet se ndihma e shpejtë ka vërtetuar vdekjen pa shenje dhune, ndërsa trupin e pajetë e kanë çuar për autopsi.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup, ndërsa nga atje thonë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme