Seancë teknike për rastin “Stenta”, kërkohet ndarja e lëndës

Një seancë teknike pas dhjetë ditësh është caktuar për aferën e njohur si “Stenta”.

Avokatët, prokurori dhe trupi gjykues priten të mblidhen për të shqyrtuar çështjet teknike të këtij rasti, shkruan sot Koha Ditore.

Gjashtë muaj prej ngritjes se aktakuzës për aferën më të madhe në shëndetësi, ku janë të përfshirë 64 persona, vetëm një seancë është mbajtur. Prokurori i rastit, Admir Shala, ka thënë se kjo është çështje e gjykatës.

“Ajo varet tërësisht nga efikasitetit i gjykatës”, ka thënë ai. Por vonesat e tilla mund ta zbehin këtë rast.

Përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se ky rast nuk është proceduar mirë që nga Prokuroria e Shtetit. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se tashmë edhe gjykata ka bërë shkeljet e para në këtë rast. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme