Komisioni hetimor, reagon presidenca: Zero shqetësim nga çdo vendim nul i Kuven

Presidenca ka reaguar në lidhje me komisionin hetimor, që po zhvillon seancën e fundit dhe ku Alket Hyseni po lexon raportin.

Zëdhënësi Tedi Blushi shkruan se, nuk do të ketë asnjë koment dhe se presidenti do ta vazhdojë detyrën e tij deri në 24 korrik 2022.

Reagimi i zëdhënësit, Tedi Blushi:

Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme