Sipas tij, 57-vjeçari kishte eksperiencë në punë dhe nuk mund t’i ndodhte nga pakujdesia. Ai shprehet se aty ishin 120 punëtorë dhe është shumë e habitshme që askush nuk e pa.
Djali i viktimës Besnik Bojaku, që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të djegjes në fabrikën e Maminasit, ka hedhur akuza të forta mbi vdekjen e të atit. Në një prononcim për ‘Faxnews’, ai është shprehet se babai i ka thënë ditën e djeshme se dikush ka hapur gazin në fabrikën e sapondërtuar dhe për këtë do hapë proces gjyqësor.
Sipas tij, 57-vjeçari kishte eksperiencë në punë dhe nuk mund t’i ndodhte nga pakujdesia. Ai shprehet se aty ishin 120 punëtorë dhe është shumë e habitshme që askush nuk e pa.
“Shqetësimi im ishte se ditën e djeshme që nga momenti që u paraqit babai në spital dhe deri në mbrëmje nuk u paraqit asnjë për ta vizituar Babai im ishte i djegur 100% nga koka deri te këmbët. Kam qenë gjithë kohës me të dhe më thoshte se dikush ka hapur gazin. Babai im kishte eksperiencë, nuk mund t’i ndodhte nga pakujdesia. Nga 120 punëtorë aty është e çuditshme që askush nuk e pa. Ato që di do i mbaj për vete do i nxjerr përpara drejtësisë nëse do të ketë drejtësi. Normal që do hap proces gjyqësor, babi im vdiq në moshën 57-vjeçare, u dogj i gjallë, vdiq në punë. Personi i arrestuar ka qenë më i dobëti për mendimin tim. Më i dobëti ka për ta mbajt përgjegjësinë. Deri më dje ishte babai im më i dobëti, e mbajti ai përgjegjësinë se nuk fliste dot, se ishte i djegur plotësisht. Mjeku ka qenë njeri shumë i mirë, më ka ndihmuar shumë. Ka qenë një çun i ri dhe atij ja di për faleminderit. Më tha që në fillim që babi është 98% i djegur”, u shpreh djali i viktimës.
(kle.mu./dosja.al)