Si pasojë e fundosjes së një varke e cila transportonte klandestinë nga Afganistani në Ayvalık të Balikesirit, 5 persona humbën jetën, ndërsa 8 të tjerë u shpëtuan nga roja bregdetare, raporton Anadolu Agency.
Sipas deklaratave të personave të shpëtuar 13 klandestinët që ndodheshin në varkë ishin me kombësi të Afganistanit. “Në të kishte 4 fëmijë dhe një grua. Në mesin e të shpëtuarve është edhe një fëmijë 3 vjeç.
Nazlı ka vënë në dukje se 7 persona që ndodheshin në këtë varkë, kishin tentuar edhe herë të tjera për të kaluar në ishujt grekë.
Roja bregdetare turke ka marrë një alarm për ndihmë sot në mëngjes. Pas arritjes në vendngjarje ka gjetur një varkë gjysmë të fundosur.
Si rezultat i operacionit të kërkim-shpëtimit 8 persona janë shpëtuar, ndërsa janë gjetur trupat e pajetë të 5 personave të tjerë.