Një aksident tragjik me 4 të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Vilunit, në plazhin e Velipojës. Të vdekur nga ky aksident kanë mbetur tre meshkuj (njëri prej tyre shtetas italian) dhe një femër.
Nga informacionet paraprake mësohet se viktimat janë nga Lezha.
Automjeti me të cilin po udhëtonin viktimat ka qenë duke lëvizur në rrugën që të çon në zonën e Vilunit, por, për shkak të shpejtësisë makina ka përfunduar në kanal.
Në këtë vend ndodhin shpesh aksidente të rënda me vdekje, ku drejtuesit e automjeteve, sidomos ata që nuk e njohin rrugën, përfundojnë në kanalin e Hidrovorit, që ndodhet në pjesën fundore të rrugës.
/ Top Channel