Vëllai vrau motrën me silenciator, si u zbulua krimi makabër

Diana Vukaj, 58-vjeçarja që u ekzekutua me armë zjarri nga i vëllai në banesën e saj në Shkodër, kishte ardhur nga Këlni i Gjermanisë me datë 4 qershor. Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë në Shkodër është zbuluar nga telefonata në sallën operativë të policisë, e cila pas kontrollit e ka gjetur 58-vjeçaren të vrarë me silenciator në dhomën e saj të gjumit.

ABC raporton se Vukaj kishte 25 vite që jetonte në Gjermani dhe vazhdimisht e ndihmonte të vëllanë, i cili kishte probleme me alkoolin dhe bixhozin.

Pas kthimit nga Gjermania, ajo është ndalur për të qëndruar në shtëpinë e saj në Shkodër dhe për pak ditë do të nisej për në shtëpinë e saj të pushimit në Velipojë.

Ajo ka marrë një grua për të pastruar dhe sistemuar banesën në Shkodër. Ajo e ka telefonuar për disa herë gjatë të shtunës dhe të dielës, por 58-vjeçarja nuk është përgjigjur. Më pas zonja ka komunikuar me një mikeshë të viktimës dhe në orën 22:30 të së dielës ka telefonuar sallën operative.

Diana Vukaj është gjetur e vrarë në banesë, ndërsa i vëllai është kapur në rrugën e lagjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur edhe arma e zjarrit tip pistoletë me silenciator, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e krimit të rëndë.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme