Shtëpia gjysëm milionëshe e Rrustem Mustafës

Ish deputeti dhe ish këshiltari i Hashim Thaҫit, Rrustem Mustafa ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ai ka deklaruar se posedon një shtëpi banimi në vlerën 500 mijë euro, poashtu edhe pasuri tjetër një truall 9 mijë euro dhe pasuri të përbashkët që nuk i ka dhënë qmim.

Remi ka deklaruar se posedon edhe 100 mijë euro të kursyera në bankë, të shpërndara në emër të tij, bashkëshortes dhe fëmijëve.

Paga e tij vjetore si këshilltar i ish Presidentit Hashim Thaҫi, Rrustem Mustafa pati deklaruar 18 mijë euro, ndërsa pagën e bashkëshortes 445 euro në Ministrinë e Arsimit. Kështu pasuria e tij në total llogaritet të jetë mbi 632 mijë euro./Bota sot

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme