Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të merret vendimi nëse do të ketë ndryshim të orarit mësimor për pjesën e mbetur të këtij viti shkollor.
Nagavci, tha se nesër do të ketë një takim me task forcën në nivel të Kosovës, ndërsa të premten me Drejtoritë Komunale të Arsimit, e që tha se do të diskutohen këto çështje.
Sa i përket fillimit të vitit të ri shkollor, e para e Arsimit tha se besojnë se gjithçka do të fillojë me kohë.
Aktualisht shkollat në të gjithë vendin janë duke e mbajtur mësimin me orar të shkurtuar, ndërsa ditëve të fundit pas rënies së numrit të rasteve të reja me COCID-19 ka pasur kërkesa që shkollat t’i rikthehen orarit të zakonshëm mësimor.