Për diplomatin Agim Nesho, deklarata e Ramës kundër padisë që po përgatit Kosova për gjenocid ndaj Serbisë do të thotë, që ai nuk i sakrifikon marrëdhënit me Aleksandër Vuçiç.
Duke folur në një lidhje direkte me Skype me Edicionin e Pasdites në SYRI TV, Nesho tha për moderatoren Armela Ferko, se Shqipëria mund të paraqiste vetë një padi të tillë, por Rama nuk e bën.
‘Shqipëria mund të ngrejë një padi ndaj Serbisë, për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Por Edi Rama e anashkalon këtë gjë me objektivin që të mos thellojë divergjencat me Vuçiç, i cili është një nga garantuesit e pushtetit të tij në Shqipëri, për arsye se do të tregojë gjithmonë që stabiliteti në Ballkan, vjen dhe mbahet nga dy forca që janë të konsiderueshme si Vuçiç dhe Rama, por gjë që nuk është e vërtetë.
A mundet që Shqipëria të mbrojë çështjen e Kosovës, duke ngritur çështjen e gjenocidit gjatë fillimit të viteve 2000 në Kosovë? Unë mendoj që po. Raste të tilla nga shtete të tjera kanë ndodhur, në gjykatën e Hagës. Siç është rasti i Guinesë që ka ngritur nga Lidhja Islamike në mbrojtje të popullsisë myslimane dhe lëvizjen e tyre të lirë në Mianmar.
Rama ndoshta justifikon se nuk mund të sakrifikohen disa marrëdhënie më të mëdha në Ballkan, duke bërë një akt ekstrem i cili sigurisht ka dhe pasojat e tij. Balanca e deklaratës së Ramës në media, ka kërkuar një ekuilibër dhe nga ana tjetër ka dënuar duke thënë se ideja e Shqipërisë së madhe është një marrëzi’, tha Agim Nesho në SYRI TV.
Intervista e plote:
Nesho: Samiti, deshire e liderave te Ballkanit
Nesho: Mini Shengen ka rene
Nesho: Rama nuk e sakrifikon mardhenien me Vuçiç
Nesho: Rama-Kurti, ne skaje te ndryshme politike
Nesho: Te gjitha palet duan te fitojne diçka
© SYRI.net