Kjo është shqiptarja nga Kosova që u bë kryetare e një komune në Suedi

Dëshira Vrajolli është zgjedhur kryetare e komunës së Vermdës në Suedi.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”, se gjithmonë ka potencuar që diaspora jonë është imazhi ynë më pozitiv i mundshëm. “Një vajzë nga Mareci, kryetare e komunës së Vermdës në Suedi… Është kënaqësi dhe krenari e madhe të shoh si një zonjë e re, nga Mareci i Kosovës, që tani është bërë Kryetare Komune në Suedi. Dëshira Vrajolli është vajza e kushës tim, Sadikut, dhe i uroj shumë fat dhe sukses në jetë. Unë gjithmonë kam thënë që Diaspora jonë është imazhi ynë më pozitiv i mundshëm”, ka shkruar Pacolli.
Värmdö, është një qytet me një popullsi prej rreth 42 mijë banorë. Në këtë zonë ka rreth 10 mije ishuj të vegjël. Në Suedi jetojnë afërsisht 70 mijë shqiptarë, shumica dërmuese e tyre nga Kosova. “Miq, brenda dhe jashtë partisë! Me përulje të plotë dhe nga thellësia e zemrës, ju falënderoj për besimin në postin e kryetares të komunës së Vermdës. Sonte morëm konfirmimin se komuna e Vermdës ka një grup të politikanëve kurrizdrejt, të cilët besojnë në demokraci”, ka thënë Dëshira Vrajolli pas garës në këtë forum

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme