Pendarovski sot takohet me presidentin turk Erdogan

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski sot do të zhvillojë një vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të anëtarëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në Antalia.

Pendarovski është planifikuar të mbajë fjalim në këtë Samit dhe pritet të takohet me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Ai gjithashtu do të takohet me zv. Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

Në këtë Samit, Presidenti Pendarovski do të flasë në panelin diskutues presidencial mbi “Si të forcojmë solidaritetin rajonal në dritën e mësimeve të marra”, njoftojnë nga Kabineti i Pendarovskit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme