Përbërësit:
▪ 1 filxhan ujë
▪ 1/2 lugë çaji kripë
▪ 2 lugë gjelle salcë soje
▪ 1 filxhan oriz (i pagatuar)
▪ 1 lugë çaji vaj vegjetal
▪ 1/2 qepë (të prera hollë)
▪ 1/2 filxhan bishtaja (të gjelbra)
▪ 1 vezë (e rrahur lehtë)
▪ 1/4 lugë çaji piper i zi
Përgatitja:
Në një tigan lemë të vlojnë ujë, kripë dhe salcë soje. Shtojmë oriz dhe i kaurdisim. I heqim nga të nxehtit, i mbulojmë dhe i lemë të pushojnë për 5 minuta.
Nxehim vajin në një tigan mesatar në nxehtësi mesatare. Kaurdisim qepët dhe bishtajat e gjelbra për 2 deri në 3 minuta.
Hedhim vezët dhe i skuqim për 2 minuta, duke i rrahur vezët ndërsa gatuhen.
I përziejmë mirë në orizin e gatuar dhe i spërkatim me piper.