jë 51-vjeçare shqiptare është përdhunuar barbarisht nga një shtetas bullgar në zonën e Petralona në qendër të Athinës.
Shqiptarja punonte si pastruese në pallat dhe është marrë me forcë nga bullgari 35-vjeçar në pallatin e tij. Ai e ka mbajtur peng atë për 9 orë derisa gruaja ka mundur të dalë në ballkon dhe të kërkojë ndihmë duke bërtitur.
Fqinjët dhe kalimtarët kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por i riu është zhdukur pa lënë gjurmë. Ai është shpallur tashmë në kërkim nga forcat e rendit.
Ngjarja vjen në një moment kur në Greqi është temë e nxehtë vrasja e një nëne të re nga bashkëshorti i saj.
© SYRI.net