Hillary Clinton ka humbur zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak se ajo nuk e dinte se pse kishte kandiduar, tha zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden.
“Unë mendoj se ajo kurrë nuk e ka kuptuar “, ka thënë Biden për “Los Angeles Times”.
Biden tha se Clinton kishte ndjenjën se duhej të kandidonte në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara pavarësisht faktit se ajo kishte një vizion të qartë të fushatës.
Ai theksoi se Clinton ishte e ngarkuar për shkak të mundësisë për t’u bërë presidentja e parë e Amerikës, transmeton Klan Kosova.
“Ka menduar se nuk kishte zgjidhje tjetër pos kandidimit. Kjo për të si gruaja e para që kishte shansin për t`u bërë presidente ishte një barrë e madhe , shtoi ai.
Biden poashtu tha se beson që Hillary Clinton me të vërtetë e kishte të vështirë për të vendosur për të garuar për postin e të parës së vendit.