Si t’i shikoni gomat e veturës nëse bëjnë edhe për sivjet apo duhet t’i ndërroni

Kontrollimi i gomave për ndonjë dëmtim është shumë e lehtë. Nëse në goma shihni se ka ndonjë prerje, të çara apo fryrje, atëherë është koha t’i ndërroni, transmeton koha.net.

Ekzaminimi në thellësi të gomave kërkon pak punë, por është shumë e thjeshtë.
Rregullat për t’i shikuar ato janë të qarta, ju duhet të keni më së paku 1.6mm thepa mbi goma në tre të katërtat e gomave në të gjithë rrethin e tyre.

Më pak se kaq, drejtuesit e makinës vënë në rrezik vetën, pasagjerët e edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, ndërsa nëse zihen nga policia, mund të dënohen, transmeton koha.net.

Për të kontrolluar gomat, duhet të përdoret një matës për thellësinë e gomave, e cila mund të blihet në dyqane të gomave.
Apo të përdorni metodën tjetër, duke përdorur para nga metali, ta matni atë me ndonjë metër, për të përcaktuar 1.6mm, dhe pastaj ta matni thellësinë e gomave dhe nëse shihni ndonjë vend që është nën 1.6mm, atëherë është koha ti ndërroni ato, sepse rrezikoni jetë.
Pra thellësia e thepave minimalisht duhet të jetë 1.6mm, sipas ligjeve evropiane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme