Kthimi i pesë deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, do të bartë pasoja politike, sepse sipas tij, ata nuk punojnë në interes të serbëve të Kosovës.
Pjesa tjetër e deputetëve do të kthehen në Kuvendin e Kosovës vetëm kur sheh vendime konkrete dhe vullneti për formimin e Asociacionit të Komunave serbe.
Për të gjitha problemet e popullit serb në Kosovë ka pasur një mungesë të unitetit të përfaqësuesve të saj politikë.
Kështu ka thënë zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovë, Branimir Stojanoviq për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.
“Ata do të dënohen dhe izolohen. Situata do të zgjidhet dhe akterët do t`i vuajnë pasojat”, shtoi ai.
Stojanoviq beson se lideri i socialistëve, Aleksandar Vulin nuk ka pasur informacione të bollshme lidhur me procedurat e kolegëve të partisë së tij në Kosovë dhe se çdo gjë do të qartësohet në takimin që do të mbahet në Qeverinë e Serbisë të hënën.
Sipas tij, deputetët e Listës Serbe të cilët janë kthyer në Kuvendin e Kosovës duhet të kuptojnë se nuk kanë asnjë mbështetje dhe që nuk mund të bëjnë politika të tjera por vetëm një e cila siç tha ai është në interes të popullit dhe të shtetit serb.