Tahiri numëron të arriturat e Kosovës në dialogun me Serbinë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri në një tryezë diskutimi ka radhitur të gjitha arritjet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo gjatë kësaj konference ka thënë që nuk mban mend të ketë pasur ndonjëherë ndonjë protestë gjithë popullore për ndryshimin e strukturave paralele.

“Po flas kështu edhe një herë se nuk mbaj mend që ndonjëherë ka pas ndonjë protestë gjithë popullore që kërkon ndryshimin e kësaj strukture paralele. Ne kërkojmë që Serbia ta ndryshojë kushtetutën dhe ta heq Kosovën nga kushtetutë” ka thënë Tahiri.
Këto janë arritjet që Tahiri i ka përmendur gjatë kësaj konference, transmeton Gazeta Blic.

“Pas nisjes së këtij dialogu, po ju them disa ndryshime që janë arritur :
Ne kemi arritur që të vendosim kufirin ndërmjet këtyre dy shteteve

Tashëm qytetarët e Serbisë nuk hyn hapur në shtetin e Kosovës, qysh kanë hy ma herët.
Autoritet tona kanë shkuar me helikopter për shkak të barrikadave, mirëpo tani më jo pasi që i kemi hequr të gjitha barrikadat” ka përfunduar Tahiri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme