“Nëse MSH nuk tërheq vendimin, do vijojmë me protesta deri në proces gjyqësor”, mjekët specializantë në protestë: Gjermaninë e kemi në gjysëm të rrugës

Pas kërkesës drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë 6 ditë më parë për të terhequr vendimin e shkëputjes së kontratës së punës me mjekët specializantë, ditën e sotme këta të fundit kanë dalë në protestë tek Fakulteti i Mjekësisë dhe në deklaratë për mediat ata u shprehën se nuk do t’i ndalin protestat deri në proces gjyqësor nëse nuk tërhiqet vendimi. Para disa ditësh ata drejtuan një shkresë të firmosur nga 37 specializantë duke i kërkuar këtij institucioni që të tërhiqet nga urdhri i firmosur sepse sipas tyre nuk ka një ligj që u ndalon të angazhohen në punë të paguar edhe kur janë me studime.

Të pyetur nga gazetarët se cfarë page përfitojnë nga qeveria për shërbimin që kryejnë në sistemin shëndetësor një nga mjeket specializante u përgjigj duke thënë se nuk kanë asnjë kontratë dhe se paguajnë afro një milionë e 300 mijë lekë të vjetra për të paguar këto studime.

“Ne jemi 4 breza për specializim dhe shkresa është e njëjtë për të gjithë, jemi minimalisht nga 200 mjekë për brez duke shkuar gati në 1 mijë dhe pa punë mund të ngelim 700 vetë. Të ngrihesh profesionalisht dhe të bësh specialimin në varësi të degës ne kemi bërë kurse, workshope dhe të gjitha shpenzimet i mbulojmë vetë ose familjarët tanë. Hapin e parë e nisëm në mënyrë ligjore ku kërkuam një takim me përfaqësues të ministrisë për të diskutuar dhe do shkojmë në protesta ose deri në proces gjyqësor nese nuk tërhiqet ky vendim. Unë kisha aplikuar edhe për në Gjermani dhe për shkak të pandemisë nuk i mbarova procedurat dhe mendova të rri dhe të kontribuoj për vendin tim por tani që në cdo anë na vënë shkopin nën rrota Gjermaninë e kemi në gjysëm të rrugës. Kontrata e punës nuk thotë që mjekët nuk duhet të ndjekin studimet afatgjata dhe ne kërkojmë anulimin e shkresës, e cila është e pa ligjshme, e paprecedentë. Hapin e parë e kryem në formë ligjore duke kërkuar takim dhe më pas do vijojmë me protesta deri në proces gjyqësor“- u shpreh mjekja specializante.

Edhe avokati Adriatik Lapaj në deklaratë për median u shpreh se po cenohet kategoria më e mirë e mjekëve dhe se secili ka kontratën e tij të punës dhe nuk mund të merret një vendim për të gjithë njëlloj duke pasur afate të ndryshme të punës.
“Sakrifica që kanë bërë në sistemin e shëndetësisë e mjekëve specializantë është e pacmueshme , nje pjesë e mirë e tyre janë familjarë dhe tu thuash bëni 4 vite specializim me frymën e shenjtë nuk është e drejtë pasi janë kategoria më e mirë e mjekëve. Qeveria duhet të tërhiqet sa i përket aspektit ligjor sepse kanë kontrata individuale me afate të ndryshme të punës dhe heqja nga puna duhet operuar jo në mënyrë të njëjtë për të gjithë. I është dërguar një shkresë Ministrisë dhe do ta fitojmë si çështje pa shkuar në gjykatë sepse është kauzë e drejtë. Unë nuk jam këtu si avokat por si qytetar dhe i kërkoj ministrisë të reflektojë mbi vendimin sepse specilizantët kanë kontrata me qeverinë dhe secili duhet parë në bazë të kontratave individuale”-përfundoi Lapaj.

(E.D/faxweb.al)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme