Ndërsa policia e ka shpallur të arrestuar ish-shoqëruesin e Saimir Tahirit, gazetarja Klodiana Lala ka hedhur poshtë këtë version.
Gazetarja shprehet se ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit, Agustin Gega e ka telefonuar dhe i ka thënë se kundërshton akuzat ndaj tij nga ana e SPAK-ut.
Lala shprehet se në lidhje me këtë rast, Ardi Veliu duhet të heqë kapelen, edhe sepse Hekuran Marku, një tjetër ish-pjesëtar i grupit të shoqërimit të ish-ministrit te Brendshëm është në arrati.
Paul Agustin Gega ish-shoqerues i Saimir Tahirit me telefonoi nga arratia. U habita me thene te drejten. E pyeta per ditelindjen, emrin e babait, te nenes, rrugen ku banonte, etj. U binda qe ishte ai. Kundershtoi akuzat; e drejte e tij. Cdo i dyshuar i mohon. Detyre e SPAK tja provoje. Policia e Shtetit e coi ne pranga tere diten. Tani, keta o jane te paafte ose po perpiqen te fshehin ndonje gje te madhe shume. E dyta here qe policia kapet ne flagrance duke genjyer. Njehere per ngjarjen e tmerrshme te Elbasanit, e diten e sotme.
Ard Veliu hiq kapelen!
ps.as Hekuran Marku nje tjeter ish-pjesetar i grupit te shoqerimit te ish-ministrit te Brendshem eshte ne arrati…
© SYRI.net