Anëtari i kryesisë qendrore të LR-PDSH-së, Latif Arifi theksoi në emisionin “10 MINUTA” se për ta më kontestuese është mundësia që të humbet e drejta e votës, nëse dikush nuk regjistrohet, sepse sipas tyre, kusht të tillë nuk ka në kushtetutë.
Arifi theksoi se LR-PDSH konteston aktet me të cilat mbi 39 mijë shtetas duhet në mënyrë aktive të regjistrohen që të kenë të drejtë vote dhe 170.000 tjerë nga diaspora shkojnë në listën e veçantë të votuesve.
Sipas LR-PDSH, asnjë qytetar nuk duhet të shlyhet i cili është shtetas i Maqedonisë sepse e drejta e votës i është garantuar me Kushtetutë.