Behxhet Pacolli ka thënë se çdo tentativë për të adresuar përgjegjësinë e ndërtimit të murit në Mitrovicë drejt Agim Bahtirit, është manipulim dhe tendencë për ta larguar përgjegjësinë nga vetja
Ai ka thënë se përgjegjës për atë mur, janë Qeveria e Kosovës dhe institucionet qendrore, duke shtuar se këto institucione duhet që sa më parë të marrin masa për rrënimin e murit.
Statusi i plotë:
Muri në Mitrovicë…
Çdo tentativë për të adresuar përgjegjësinë e ndërtimit të murit në Mitrovicë, drejt Agim Bahtirit, është manipulim dhe tendencë për ta larguar përgjegjësinë nga vetja.
Të gjithë e dinë se çfar kompetenca ka kryetari i komunës dhe është qyqarllêk të hidhet faji duke tentuar që të lirohen nga pêrgjegjësitë.
Përgjegjës për atë mur janë Qeveria e Kosovës dhe institucionet qendrore.
Këto institucione janë përgjegjëse dhe sa më parë duhet të ndërmarrin masa për rrënimin e murit.