Presidenti dhe Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Barack Michelle Obama, i kanë uruar besimtarët katolikë për festën e Krishlindjeve.
Në fjalimin vjetor me rastin e Krishtlindjeve, të publikuar sot, presidenti Obama tha se për të dhe bashkëshorten e tij Michelle, dhurata më e madhe ishte që “gjatë tetë viteve të fundit kanë shërbyer si president dhe Zonja e parë”.
Mëtutje, zoti Obama, theksoi:
“Derisa ne e presim Vitin e Ri, të lejojmë me vendosmëri ta ripërkushtojmë vetveten për vlerat që ne i ndajmë. Në emër të gjithë familjes sime – me fat Krishtlindjet”, tha Barack Obama.
Ka uruar edhe Michelle Obama:
“Ne ju urojmë juve dhe familjeve tuaja lumturi dhe shëndet në vitin 2017. Faliminderit dhe Zoti nga bekoftë”, tha Michelle Obama.
Në gjithë botën, besimtarët katolikë sonte i shënojnë Krishtlindjet./rel/