Ziadin Sela e hëngri gjellën, a do ta vjellë siç thoshte vetë!? (FOTO)

Kryetari i LRPDSH-së Ziadin Sela dhe partnerët e tij në “Aleancën për Shqiptarët” vazhdojnë ta dëshpërojnë elektoratin i cili i votoi më 11 dhjetor. Me pjesëmarrjen në takimin e sotëm me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, Sela shkeli jo vetëm vullnetin e votuesve të tij, por edhe fjalët e veta që kishte thënë jo më larg se një javë më parë! Kujtojmë përmes një postimi në Facebook, pronari i portalit Zhurnal, Bexhet Musliu, më 15 dhjetor bënte thirrje për takim dhe bashkëpunim mes Ali Ahmetit dhe Ziadin Sela. Por, Sela, përmes një komenti plot demagogji në postimin e njëjtë, iu përgjigj se nuk merr pjesë në takime dhe kombinime të tilla.

“Mos u shqetesoni asapka ju qe voten e dini vetem qeverisje sepse un nga ajo tenxhere qe hani ju nuk ha. Nuk ua marr zahirene. Nuk ha nga gjella juaj sepse duhet ta vjellesh pastaj gjith jeten”, kishte shkruar mes tjerash Sela.

Por sot Sela, bashkë me Vesel Memedin dhe Gzim Ostrenin, u pane të buzëqeshur në praninë e Ali Ahmetit. Si duket Sela e shijoi gjellën e Ahmetit, të cilën e refuzonte një javë më parë. A thua, siç thoshte edhe vetë, do ta vjellë gjithë jetën?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme