Kolona deri në 8 km në kufirin Serbi – Kosovë

Bashkatdhetarët që kanë mësyrë vendlindjen e tyre për t’i kaluar festat e fundvitit, gjatë ditëve të fundit janë përballur me pritje të gjata në kufirin e Serbisë me Kosovën.

Pritjet, që janë raportuar të kenë qenë deri në 8 orë gjatë ditës së sotme në pikëkalimin kufitar të Merdarit, kanë bërë që zyrtarë shtetërorë të Kosovës gjatë ditës së sotme të kontaktojnë me zyrtarë të Brukselit, por edhe të Beogradit, në mënyrë që kjo gjendje të evitohet.

Ka qenë ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili ka thënë të ketë biseduar me zyrtarë në Bruksel dhe në Beograd, duke theksuar se pas këtyre diskutimeve, pritjet e qytetarëve janë ulur pasi zyrtarët kufitarë serbë kanë nisur të punojnë më intensivisht, raporton Koha.net.

Në kohën kur po raportojmë, në ueb-faqen e MPB-së, e cila raporton çdo një orë për kolonat dhe pritjet e qytetarëve në pikëkalimet kufitare të Kosovës me shtetet fqinje, koha e pritjeve në Merdar ka rënë në 60 minuta, nga 8 orë sa ishte gjatë ditës. Tani pritjet më të gjata janë në pikëkalimin e Mutivodës dhe te Dheu i Bardhë, pritje që raportohet të jenë deri në 180 minuta, respektivisht 60-90 min.

Vonesat po shkaktohet krejtësisht nga pala serbe, pasi që qytetarët që kalojnë këto pikëkalime, kontrollet dhe regjistrimet në pikat kufitare të Kosovës kryhen për 2 deri në 20 minuta.

Për ta dëshmuar këtë maltretim që u është bërë bashkatdhetarëve tanë në Serbi gjatë ditës së sotme, një lexues i Koha.net ka dërguar një video incizim të bërë në kufirin Serbi-Kosovë, gjegjësisht në rrugën që çon kah pikëkalimi i Merdarit. Në të shihet kolonë e gjatë e veturave, e që sipas tij, ka arritur deri në 8 km.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme